Home Bota Matteo Salvin...

Matteo Salvini refuzohet nga kryebashkiaku polak, shkak bluza me Putinin (VIDEO)

195
0

Udhëheqësi i Legës në Itali, Matteo Salvini vite më parë në Moskë ka bërë një foto ku në bluzen e tij ka qenë e stampuar fotoja e Vladimir Putinit. Ndaj dhe sot, ai u kontestua në Przemysl, një qytet polak që ndodhet shumë pranë kufirit me Ukrainën.

Kryebashkiaku i këtij qyteti, Wojciech Bakun, fillimisht falënderoi Italinë për ndihmën që po jep, por Matteo Salvini nuk e priti.

“Unë nuk ju pres këtu. Ejani me mua në kufi dhe dënoni atë që po bën Putini”, tha Bakun.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit