Home Aktualitet Matura Shtetë...

Matura Shtetërore, 33 mijë nxënës kanë provimin e parë më 9 qershor

116
0

Rreth 33 mijë maturantë, do ti nënshtrohen provimeve të maturës shtetërore. Risi e këtij viti, sipas drejtoreshës së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, Rezarta Alla është rikthimi i ngujimit të hartuesve të tezës së provimit për të shmangur publikimin e tyre sikurse ka ndodhur më herët.

Për të siguruar mbarëvajtjen e provimeve, të cilat nisin me 9 qershor, janë vendosur në dispozicion rreth 167 qendra testimi dhe 7 mijë mësues administrues. Për sa i përket lëndës me zgjedhje, Alla thotë se më e preferuar ka rezultuar qytetaria dhe psikologjia.

“Ne kemi një armatë mësuesish që do organizojnë një proces. Janë 7 mijë mësues administrues. Secili nga aktorët që merr pjesë në këtë proces ka detyra dhe përgjegjësi të caktuara të shoqëruara edhe me masa ndërshkimore. Provimi nis në orën 10 dhe zgjat 2:30 minuta. Provimi ka 60 pyetje. Janë 167 qendra testimi dhe 7 mijë mësues. Lënda me zgjedhje më e preferuar është qytetaria dhe psikologjia”, tha drejtoresha e DPAP, Rezarta Alla.

Provimet e maturës nisin më 9 qershor ku do të jepet provimi i gjuhës së huaj, duke vijuar me gjuhën shqipe dhe letërsinë më11 qershor, matematikën më 17 qershor, dhe më 24 qershor do të jepet lënda me zgjedhje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit