Home Aktualitet Maxhoranca nd...

Maxhoranca ndryshon ligjin: Veç zyrtarëve, do të deklarojnë pasurinë edhe familjarët e tyre

94
0

Në mbledhjen e dytë të qeverisë maxhoranca ka paraqitur në kuvend ndryshime në projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit duke zgjeruar kategorinë e personave që kanë detyrim të deklarojnë transfertat e tyre bankare Brenda apo jashtë vendit ose vlerat monetare.

Në ligjin aktual, kontrolli i pasurisë përfshin individët e ekspozuar politikisht deri në 3 vjet pas largimit nga funksioni si ata individë, të cilët janë të detyruar të bëjnë deklarimin e pasurive të tyre apo ata individë, të cilët kanë apo kanë pasur funksione të rëndësishme brenda vendit si kryetar shteti, kryeministër, ministër, zv.ministër apo pozicione të ngjashme me to, anëtarë kuvendi ose organe drejtuese të partive politike.

Me ndryshimet që i bëhen ligjit është zgjeruar kategoria e personave që kanë detyrimin për të deklaruar të ardhurat dhe pasuritë e tyre, duke zgjeruar detyrimin edhe për familjarët e zyrtarëve. Bëhet fjalë për bashkëshorten ose bashkëjetuesen, persona të lidhur në marrëdhënie të ngushta personale pune ose biznesi të zyrtarit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit