Home Aktualitet Erion Veliaj:...

Erion Veliaj: Arbjan Mazniku kaloi nga Sport Klub Tirana te Kombëtarja!

56
0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e vlerësoi pozitivisht emërimin e ish-nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, ministër i Pushtetit Vendor në qeverinë “Rama”.

Veliaj deklaroi në “Real Story”, se qeveria dhe bashkia punojnë si një skuadër dhe ky kalim është thellim i bashkëpunimit mes tyre.

“Të marrësh për ‘Kombëtaren’ sportistë të mirë të Tironës quhet bashkëpunim, nuk quhet rrëmbim. Prandaj, jam optimist dhe ruaj entuziazmin, nuk merrem fare me llogje. Kam zgjedhur që të mos merrem me llogjet dhe intrigat sepse s’kam pikë interesi.

Ata që i bëjnë ato janë një pjesë shumë e vogël e Tiranës, që as nuk lëviz elektoratin, as nuk merr vendimmarrje. Kështu që, edhe unë, kryeministri po e po, nuk merremi fare me intriga.

Besoj se roli që Arbi do luajë si Ministër i Pushtetit Vendor është një rol që ne ia pamë dobinë gjatë kohës kur reformën e drejtonte Bledi Çuçi dhe i ndjeri Bashkim Fino. Ata bënë një reformë të jashtëzakonshme. Por, unë besoj, si kryetar bashkie sot, se reforma është ende e papërfunduar”, u shpreh ai.

Në fakt Arbjan Mazniku ishte krahu i djathtë i Erion Veliajt në Bashki.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit