Home Kronike Mbajti peng f...

Mbajti peng familjen, 38-vjeçari ngacmoi seksualisht gruan dhe vajzat e mitura

173
0

Një ngjarje e rëndë është zbardhur nga Policia e Shtetit, ku një 38-vjeçar në Selenicë, ka mbajtur peng për disa orë një familje duke i kërcënuar me armë. Ngjarja ka ndodhur më 16 korrik në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Koria e Rigonit”, në fshatin Brataj të Seleënicës.

Au tori ka hyrë me dhunë në banesën e shtetases Y.F, 41 vjeçe, e cila jetonte së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin F.F, 47 vjeç invalid dhe 6 fëmijë të mitur. 38-vjeçari ka mbajtur peng për rreth 4 orë familjarët e kësaj familjeje duke lidhur me litarë dy bashkëshortët dhe duke izoluar në një dhomë fëmijët e mitur.

“Sekuestrohen një armë gjahu, një shumë parash dhe veshjet që autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit. Shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Brataj, në një banesë, ishte vjedhur me dhunë një shumë parash dhe ishte kanosur familja që jetonte aty, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit. Në vijim të veprimeve intensive hetimore, bazuar dhe në provat e grumbulluara dhe informacionet e marra në rrugë operative, u organizua dhe u finalizua operacionin policor i koduar “Brataj”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu, një shumë parash dhe veshje të cilat autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit