Home Aktualitet Mbërrin i fto...

Mbërrin i ftohti siberian në Shqipëri, njihuni me parashikimin e motit për sot

195
0

Pas reshjeve të dendura të shiut në ditët e fundit, mbërrin i ftohti siberian në vendin tonë.

Depërtimi i masave ajrore të ftohta por të qëndrueshme nga Evropa Veriore do të diktojnë në vendin tonë mot me kthjellime por me ngrica në zonat malore, vranësirat do të jenë prezente por reshje dëbore do ketë vetëm në zonat të izoluara të juglindjes. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të jenë nën mbizotërimin e kthjellimeve.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit ulen sërish ndjeshëm në mëngjes por rritje të lehtë sjell mesdita duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -7°C deri në 11°C.

Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verior- Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgë mbi 4 ballë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit