Home KRYESORE Mbetet në bur...

Mbetet në burg Fredi Beleri, gjykata nuk ndryshon qëndrim për herë të 6

55
0

Ashpërsohet beteja mes Shqipërisë dhe Greqisë. Nuk ka asnjë tërheqje nga pala shqiptare.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në qeli Fredi Belerin, i akuzuar për shit-blerje votash.

Në këtë mënyrë, vendimi i sotëm i gjykatës rrëzon për herë të 6 kërkesën e Fredi Belerit për ndryshimin e masës së sigurisë.

Seanca e sotme u ndoq nga ambasadorja greke dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

Një ditë më parë ishte dhe vetë kryeministri grek, Mitsotakis ai që kërkoi lirimin e Belerit, duke thënë se kjo çështje po hedh hije në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Me sa duket do të kemi përplasje të fortë mes dy qeverive. Ndërkohë Edi Rama ka pohuar se nuk kam asnjë mundësi për të ndërhyrë në drejtësi, duke lenë të kuptohet se Beleri do të mbetet në burg siç edhe ka vendosur gjykata.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit