Home Aktualitet Mbi 4 vite bu...

Mbi 4 vite burg pasi shkaktoi aksident me vdekje, arrestohet 32-vjeçarja në Elbasan

25
0

Policia e Elbasanit ka ekzekutuar urdhrin e prokurorisë, për ndalimin e një 32-vjeçareje, e cila akuzohet për një aksident, me pasojë vdekje.

Njoftimi i Policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetases S. V., 32 vjeçe, banuese në Elbasan, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar këtë shtetase me 4 vjet e 8 muaj burgim (nga të cilat i kanë mbetur edhe 3 vjet e 3 muaj), pasi në vitin 2022, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një motomjet drejtuesi i të cilit ka humbur jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetases Z. B., 57 vjeçe, banuese në fshatin Proger, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve në tokën e saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

– S. P., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, pasi dyshohet se aksidentalisht ka shkaktuar zjarr nga përhapja e të cilit është djegur kasollja e bagëtive të këtij shtetasi;

-M. O., 49 vjeç dhe G. T., 24 vjeç, banues në Elbasan, pasi kanë goditur me grushte një 32-vjeçar dhe i kanë dëmtuar xhamin e automjetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit