Home POLITIKE Mbi 75 mijë v...

Mbi 75 mijë votues, Gjana: Kandidatët për kryetar firmosin për 76 komisionet

8
0

Të dielën mbahen zgjedhjet për kryetar të PD-së dhe sot Komisioni Zgjedhor hapi listat e anëtarësisë, në prani të përfaqësuesve të kandidatëve për kryetar të selisë blu. Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana tha se pas hapjes së sistemit, degëve do t’u dërgohen listat e vulosura dhe me firmën e anëtarëve të Komisionit, përfshi kandidatët për kryetar. Në lista janë emrat e 75067 anëtarëve të PD, të cilët ndahen në 76 komisione votimi.

”Kemi përgatitur zarfat për secilin prej komisioneve. Janë 76 zarfa në të cilat do të fusim listat e votimit të 76 komisioneve të votimit. Do t’i mbyllim, do t’i vulosim, dhe do t’i firmosim, secili, Kryetari dhe Sekretari i komisionit, detyrimisht dhe secili prej kolegëve anëtarë dhe përfaqësues të kandidatëve të këtij Komisioni, firmën mbi këto zarfe tek pjesa që mbyllet.

Zarfat bashkë me materialet e tjera zgjedhore, do të shpërndahen nesër dhe do të hapen në prani të Komisionit, në momentin që fillon procesi i votimit. Do të hapen në orën 08:00 të ditës së diel.

Kryetarët e Komisioneve e kanë marrë këtë porosi të prerë që zarfat nuk mund të hapen nga askush, zarfat do të hapen vetëm nëpërmjet Komisionit dhe do të përdoren në tavolinën e Komisionit për procesin e votimit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit