Home KRYESORE Mbledhja e Kë...

Mbledhja e Këshillit Kombëtar/Edi Paloka: Shumë shpejt greva dhe protesta qytetare deri në rrëzimin e Ramës

240
0

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka pas mbledhjes tha se Shqipëria së shpejti do të ketë greva dhe protesta kundër qeverisë ”Rama 3”.

“Mbledhja e ardhshme u vendos të jetë këtë të shtunë. Sot pati diskutime lidhur me qëndrimet që duhet të mbajë PD-ja. U ra në dakordësi që sa më shpejt të organizohen jo vetëm protesta.

Një shumëllojshmëri aktesh dhe aksione opozitare përfshirë greva të mëdha, duke filluar nga sindikatat që funksionojnë në Shqipëri dhe gjithë grupimet e mëdha që kanë probleme si mësues apo mjekë, me qëllim që aksioni opozitar të jetë i shumëllojshme”.

Me pas, tha Paloka, do të fillojë protesta pa ndalesë deri në rrëzimin e Edi Ramës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit