Home Aktualitet Mbledhja e qe...

Mbledhja e qeverive, Lubonja: Albin Kurti figurant në spektaklin e Ramës

91
0

Analisti Fatos Lubonja e cilëson show dhe propagandë, mbledhjen e qeverisë së ”Rama 3” me qeverinë e Albin Kurtit në Prishtinë. I ftuar në ”Open”, Lubonja tha se kjo mbledhje dhe deklaratat që u prodhuan nga këto zhvillime ishin kthim në klimën e patriotizmit. Për të Kurti ishte një figurant i spektaklit të Ramës.

”Do thoja se kishim një spektakël, ku Rama dallohet për mjeshtërinë e tij aktoreske, që i shërbente atij për të kaluar një situatë pak jo shumë të mirë përsa i përket raporteve me Kosovën, për shkak të ”Open Ballkan”, apo dhe për vëllazërinë e tij me Vuçiç.

Ajo që më bëri mua përshtypje ishte se çfarë i dihej ky spektakël Albin Kurtit? Ai u shfaq si figurant në këtë spektakël. U mbrojtje vetëm me atë fjalën hekurudha. Kurti nuk dha shpjegim, por u mbrojt ndaj agresivitetit të Ramës. Ai u mbrojt kur tha; jemi te procesi i Berlinit për të qëndruar.

Çështja tjetër që kam me Albin Kurtin, është se ai ka ardhur në pushtet me një premtim që ka të bëjë shumë me Shqipërinë dhe me bashkim, çlirimin e shtetit të kapur në Kosovë. Kjo sikur ka dalë fare nga qëllimi. Modeli i kapur është Shqipëria, ai model ishte bërë te ne. Ata bënë propagandë bashkë me Ramën. Ky vëllazërim me Edi Ramën për mua s’ka vlerë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit