Home Aktualitet ”Mbrojt...

”Mbrojtja e fëmijëve në mediet audiovizive”, AMA: Monitorim i rreptë

25
0

Në Tiranë u mbajt Konferenca Ndërkombëtare me temë “Mbrojtja e fëmijëve në mediet audiovizive”, organizuar nga Autoritet i Mediave Audiovizive. Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi në fjalën e saj garantoi se AMA do të vijojë monitorimin e rregullt dhe të rreptë për zbatimin e dispozitave që rrjedhin nga Kodi i Transmetimit dhe forcimin e penaliteteve për OSHMA-të që shkelin dispozitat e këtij kodi për mbrojtjen e fëmijëve.

“Kontributi për mbrojtjen e fëmijëve është kontributi më thelbësor që mund të jepet për një shoqëri dhe të ardhmen e saj. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ndikimi i mediave audiovizive tek fëmijët mund të çojë në sjellje agresive, mund të trembë fëmijët, mund të ofrojë heronj të dhunshëm për të imituar dhe mbi të gjitha shpesh krijon bindjen se tregon se dhuna është normë shoqërore. Në një kohë kur zhvillimi teknologjik po na përball me sfida shumëdimensionale, detyra e medias është mbi të gjitha mbrojtja e interesave më të larta shoqërore përmes edukimit dhe mbrojtjes së fëmijëve”, nënvizoi Krasniqi.

Kryetarja e AMA-s Krasniqi bëri të ditur se në bazë të strategjisë së AMA-s për vitin 2021-2023 do të rishikohet Kodi i Transmetimit. Në këtë konferencë morën pjesë gjithashtu Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro, ekspertë nga Britania e Madhe, Belgjika, Gjermania si dhe profesorë e ekspertë të fushës nga vendi dhe rajoni. Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro deklaroi se “e drejta për të shprehur lirshëm opinionet, sidomos ato të fëmijëve thekson edhe njëherë rëndësinë se sa e rëndësishme është të mbrojmë të drejtat e njeriut”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit