Home Sporti Mbyllen stadi...

Mbyllen stadiumet greke, qeveria vendosi që sfidat e kampionatit të futbollit të luhen pa tifoza deri më…

107
0

Në përpjekje për të ndaluar dhunën në eventet sportive, ndeshjet e kampionatit grek të futbollit do të luhen pa tifozë deri më 12 shkurt.

Qeveria greke vendosi që të aplikonte masën e ashpër pas incidenteve gjatë takimit të volejbollit mes Olimpiakosit dhe Panathinaikosit, ku ngeli i plagosur rëndë edhe një polic. Fundjavën e kaluar nuk u zhvilluan sfidat e futbollit, pasi arbitrat kërkonin më shumë siguri.

Sporti grek është përfshirë në muajt e fundit nga rastet e dhunës, me autoritetet që e kanë të pamundur që të mund t’i ndalojnë plotësisht. Qeveria ka marrë vendimin që kamera me rezolucion të lartë dhe sisteme elektronike të hyrjes që do të verifikojnë identitetin e personave do të instalohen në të gjitha stadiumet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit