Home Aktualitet Mbyllet mbled...

Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PD. Enkelejd Alibeaj: “Berisha nuk është pjesë e grupit”. Kundërpërgjigjet Saliu

1601
0

Mbledhja e grupit parlamentar te PD ka përfunduar akoma pa filluar, pasi prezenca e Berishës është kundërshtuar nga Enkelejd Alibeaj që ka marrë emërimin si kryetar nga Gazmend Bardhi.

“Sinjalet nuk mund të jepen duke pushuar selinë, duke ardhur në mënyrë të dhunshme si Berisha. Ka një vendim të parlamentit, i cili ka konstituar cili është grupi parlamentar i PD, Berisha nuk është pjesë. Për të gjetur gjuhën e përbashkët, ca akte të rëndësishme që të perceptohen nga njerëzit, ndërprerja e gjuhës linçuese, proceset paralele që zhvillohen për të thellluar ndasinë nuk japin sinjale bashkimi. Të ndërpritet kjo gjuhë dhe këto sinjale të njëanshme që demokratët në bazë të bashkohen. Ky është hapi i parë”, tha Alibeaj.

Debati mes Berishës dhe Alibeajt ishte i ashpër në mbledhje, ndërkohë që Berisha tha se kjo që kërkon zoti Alibeaj nuk është korrekte dhe jashtë realitetit.

Me tej Berisha theksoi se do të vazhdojë të jetë në mbledhjet e grupit parlamentar.

“Vendimi që pretendon zoti Alibeaj është nul dhe nuk ekziston. Ky është qëndrimi i bazuar në të gjitha ligjet e vendit dhe ligjet e PD. Të krahasosh fituesin me humbësin, është një gabim i madh logjik. Grupi do të diskutojë, do të ketë mbledhje, është organ legjislativ i PD që do të bëj debate për të gjitha.

Është rast unik që PD të bashkohet me diversitetin e saj. Ka diversitet, që e bën edhe më demokratike, PD-në. Kjo është e vërtetë”- tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit