Home KRYESORE Njeriu i Ditë...

Njeriu i Ditës në kryeqytet/Erion Veliaj fitues me një rezultat të thellë kundrejt njeriut të dyshes Berisha-Meta

465
0

Në bashkinë e Tiranës ka përfunduar gjithçka, pasi Erion Veliaj është shpallur fitues i zgjedhjeve vendore kundrejt kandidatëve të tjerë. Tashmë votat e kutisë së fundit të numëruara, pritet të pasqyrohen nga KQZ. Porse formalisht u mbyll gjithçka në favor të Erion Veliajt, i cili mori mbi 58 mijë vota me shumë se sa kandidati i koalicionit të dyshes Berisha-Meta.

Erjon Veliaj është fitues me një rezultat të thellë, me 54,69 përqind të votave.

Belind Këlliçi i “Bashkë Fitojmë” ka marrë 34,58 përqind, i ndjekur nga Arlind Qori me 4,77 përqind, Roland Bejko me 4,27 përqind, Marko Dajti me 0,97 përqind dhe Lajla Përnaska me 0,73 përqind.

Erion Veliaj ka mandatin e tij të tretë si kryebashkiak në Tiranë. Ai bëri një fushatë të qetë, sepse siç deklaroi kryeministri Rama, për Veliajn flasin punët në kryeqytet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit