Home Sporti Mbylli sezoni...

Mbylli sezonin pas dëmtimit të rëndë, Neymar: Momenti më i keq në karrierë!

39
0

Braziliani Neymar ka reaguar për herë të parë pas dëmtimit të rëndë që pësoi në ndeshjen kundër Uruguait, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Asi brazilian e ka mbyllur sezonin, edhe pse nuk është specifikuar ende koha e rikuperimit.

“Është një moment shumë i trishtuar, më i keqi. E di që jam i fortë, por këtë herë do të kem nevojë për njerëzit e mi më të dashur. Nuk është e lehtë të pësosh një dëmtim dhe t’i nënshtrohesh operacionit, duke imagjinuar se mund të ketë një rikuperim pas 4 muajsh.

Unë kam besim, madje shumë… Por e kam vendosur forcën në duart e Zotit që të më ndihmojë. Faleminderit për mesazhet mbështetëse dhe dashurinë që keni treguar”, ka shkruar braziliani ndjeshëm i mërzitur nga ky dëmtim. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit