Home KRYESORE ”McGoni...

”McGonigal”, Lorenc Vangjeli: Nuk ka akuzë drejtuar Ramës

506
0

Analisti Lorenc Vangjeli teksa flet për çështjen ”McGonigal”, thotë se nuk ka asnjë akuzë drejtuar kryeministri Edi Rama dhe se për të Rama duhet të shkonte në Kuvend, në interperlancën e thirrur nga opozita.

”Rama mund të shkonte dhe ta thoshte të vërtetën e tij në sallën e parlamentit dhe duke thënë këtë do shihja anën tjetër nëse ai tenton distancë etike dhe higjienike nga një realitet acid i palës tjetër që i mungon durimi. Në Tiranë lloj lloj njerëzish dhe nga ata që e konsiderojnë veten politikanë, shumë kush nga kolegët tanë përfshirë dhe veten time në ngutin tonë për të thënë fjalën e fundit në fillim na mungon durimi. Ngutin e kemi të shumtë për të arritur te të vërteta”,-tha në ”MCN TV”.

Nga ana tjetër, analisti thekson se duhet të lëmë të shprehet drejtësia amerikane sepse institucionet atje edhe pse kanë ceduar për rastin ”McGonigal”, dhe për sa kohë arrijnë të hyjnë dhe në shtëpinë e presidentit në detyrë është larg mendjes të mendohet se ata po kursejnë tani kryeministrin e Shqipërisë

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit