Home Bota Me cigare në ...

Me cigare në gojë doli nga rrënojat, i mbijetuari tregon sesi ai e ruajti gjakftohtësinë për 56 orë

102
0

Një nga të mbijetuarit e tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë mëngjesin e 6 shkurtit ka treguar sesi e ruajti gjakftohtësinë ndërsa ndodhej nën rrënoja.

Duke folur për mediat vendase, Ziya Soner Tughtekin rrëfeu se kishte mbetur i bllokuar nën gërmadhat e një ndërtese në provincën Antijaman në Turqinë juglindore për 56 orë.

“Nuk e dija sa ditë kaluam nën rrënoja. Kisha duhan me vete, po dridhja një cigare dhe po pija duhan”,-tregon ai. Tughtekin u shpëtua bashkë më të birin 56 orë pas tërmetit me magnitutë 7.8 të shkallës Rihter.

Ai dhe djali i tij dolën gjallë nga rrënojat, por bashkëshortja dhe vajza e tij nuk ishin aq me fat.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit