Home Aktualitet Më në fund Ba...

Më në fund Basha kërcënon: Nuk iki nga posti i kryetarit. Berisha të ketë kujdes nga unë se jam nga Bashët dhe nga Hoti..”

3230
0

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar në selinë blu, kreu Lulzim Basha është shprehur se nuk do të largohet nga posti i kryetarit dhe se PD-në nuk do ta shkrijë për interesat e Sali Berishës. ”Nuk do të pranoj e lejoj akte që çojnë në izolimin e Partisë Demokraitke nga aleati ynë strategjik dhe mirëbërësi më i madh në histori i Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar, që janë SHBA. Izolimi nga SHBA është vdekja e Partisë Demokratike”,-mësohet të ketë thënë Basha.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës, sot në mbledhjen e grupit parlamentar:

“Unë e refuzoj arenën ku më ftojnë spekullimet dhe shpifjet e ricikluara të listës tëtëvjeçare apo gjashtëmbëdhjetëvjeçare të kundështarëve të mi politikë në partinë socialiste, që sot i recitojnë të zemeruarit dhe të keqkuptuarit me vendimin tim për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD. E kam shpjeguar kontekstin dhe barrën e këtij akti ditën që e shpalla.

Dua të përsëris sot sesa të jem unë kryetar i PD-së, nuk do të pranoj të hedh në votim në asnjë forum të Partisë Demokratike, vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundër deputetëve a të zgjedhurve të kësaj partie. Edhe sikur të jem unë i godituri i këtyre vendimeve” tha Basha ndër të tjera.

Me tej ai kërcënoi ish-kryeministrin Berisha me këto fjalë: “Po vetëpërmbahem për të treguar maturi, sepse po qe për t’ju kundërpërgjigjur Berishës unë rrjedh nga një familje si nga Bashët dhe Hotët, që shquhemi edhe për gjëra të tjera… Plani i Berishës është që të marrë PD-në dhe ta bunkerizojë për interesa personale, për shkak të vendimit të SHBA-ve. Unë jam i vendosur më shumë se kurrë për mos ta lejuar këtë gjë”- tha prerë Lulzim Basha.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit