Home Magazine Media arabe r...

Media arabe rendit në krye të turizmit, Shqipërinë: Thesar i Gadishullit Ballkanik, dete, histori dhe kështjella antike

2
0

Një media e njohur arabe, ka renditur vendet që duhet të vizitohen nga banorët e vendit të tyre, në këtë vit pandemik. E para në listë qëndron Shqipëria, e cila, është e hapur për të gjithë turistët. Kjo media, e cilëson vendin tonë si një “thesar të Gadishullit Ballanik dhe të Evropës Jug-Lindore.

Ata shpjegojnë më tej se vendi përmban vende arkeologjike, kështjella atnike, alpe me bimësi të egër, por nxjerrin në pah edhe faktin që vendi, ka dy dete të mrekullueshëm, Jon e Adriatik.

Kryeqyteti i Shqipërisë Tirana, shpjegohet me detaje nga artikulli i tyre, ndërsa edhe Mali i Dajtit, merr një rëndësi të veçantë. Për të qëndruar sërish në Ballkan.

Media arabe rendit në vendin e dytë Bosnje-Hercegovinën.

Bosnja-Hercegovina

Ndryshe nga Shqipëria, Bosnja, cilësohet si një vend ku aplikohet turizmi malor. Ky vend sipas tyre përmban ndërtesa antike, me arkitekturë osmane, bujtina të vjetra, por edhe akomodime me kosto të ulët dhe cilësore.

QIPRO

Ky ishull është ideal për të kaluar pushimet. Përmban shumë hapësira argëtimi dhe veç plazhit të mrekullueshëm, ka mjaft vende të tjera që ia vlen të vizitohen.

GREQIA

Ndër të tjerat që vizitojmë në këtë vend është Athina e Lashtë, e cila, përmban mjaft histori. Të mos flasim më pas për ushqimin e mirë, me prodhime të freskëta deti, e djathëra vendase e vaj ulliri të virgjër. Me aq shumë ishuj dhe qytete, gjeni lehtësisht llojin e pushimeve që ëndërroni.

Artikulli vijon me disa vende të tjera që ia vlen të vizitohen, ku përmenden, Spanja, SHBA, Mali i Zi, Malta, Jordania, Kroacia dhe Libani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit