Home Bota Media serbe: ...

Media serbe: Vuçiç i dha Radoiçiç 8.5 milionë euro, 2 ditë pas su*mit në Banjskë

168
0

Dy ditë pas sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës, shteti i Serbisë i ka dhënë Milan Radoiçiç 8.5 milionë euro. Zbulimi është bërë nga media serbe, Nova, që saktëson se kompania në pronësi të Radoiçiçit, “Rad 028” nga Zveçani, nën sanksione nga thesari amerikan, fitoi 4 tenderë, si pjesë e programit për shpërndarjen dhe përdorimin e stimujve për zhvillim ekonomik të vitit 2023.

Në rubrikën “Radar”, gazetari Milan Radonjiç, shkruan se shteti serb i ka dhënë ato para për “prokurim të paspecifikuar të pajisjeve të paspecifikuara” dhe mbështetje për sipërmarrjen. Gjithashtu zbulon se gjatë dhjetë viteve të fundit, “Rad 028” e Radoiçiç të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol, ka marrë më shumë se 100 tenderë nga shteti serb.

“Rritja marramendëse e të ardhurave dhe fitimeve të kompanisë nga Zveçani filloi në të njëjtën kohë kur Radoiçiç në vitin 2018 u bë nënkryetar i Listës Serbe, dega e SNS-së në Kosovë. Vlera e marrëveshjeve të lidhura nga Rad 028 me shtetin në pesë vitet e fundit, është rritur me 14 herë, në 102.6 milionë euro”, thuhet në gazetë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit