Home Aktualitet Mediat italia...

Mediat italiane: 300 mln € për refugjatët në Shqipëri

31
0

Mediat në Itali, shkruajnë se 300 mln euro do t’i kushtojë shtetit italian strehimi i refugjatëve në Shqipëri, konkretisht në Shëngjin dhe në fshatin Gjadër. Detajet janë zbardhur nga gazeta italiane “L’esspreso” për funksionimin e kampit dhe kostot për të mbuluar çdo shërbim të mundshëm, nga uji i pijshëm, energjia elektrike, kanalizimet e deri tek infrastruktura e në perimetrin e kampit.

Uji i pijshëm është parashikuar të merret nga një depo me pompo, por nëse nuk është mjaftueshëm për të mbuluar të gjithë qëndrën mendohet edhe ndërtimi i rezervuarëve për të siguruar sasinë e nevojsjhmë të ujit në kamp. Protokolli ka një vlerë prej 230 milionë eurosh, ndërsa 75 milionë të tjera parashikohet të paguhen për eksportin dhe lidhjen e sistemit gjyqësor italian me Shqipërinë, duke e kaluar vlerën e 300 mln eurove.

Shifër kjo që sipas gazetës “L’esspreso” është të paktën 5 herë më e lartë se kosotot që italia ka paguar për administrimin e fluksit të emgrantëve në territorin e saj. Për trajtimin e emigrantëve në qëndrat e përheshme në Itali janë paguar 52 milionë euro për katër vjet, ndërsa transformimi i Shëngjinit dhe veçanërisht Gjadrit do t’i kushtojë shtetit fqinj disa fish me shumë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit