Home Aktualitet Mediu del kun...

Mediu del kundër përjashtimit të Bashës nga dialogu PS-Rithemelim: Ka 10 deputetë

44
0

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu thotë se opozita duhet të bashkohet, në mënyrë që të jetë e gatshme të përballet me qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Komentet Mediu i bëri teksa ishte i ftuar në Euronews Albania, ku tha se as Lulzim Basha dhe grupi i tij nuk duhet të përjashtohet nga bashkimi i opozitës.

Kjo pasi sipas tij, edhe për faktin se Basha ka 10 deputetë që e ndjekin dhe bashkimi i opozitës shmang marrëveshjet e njëanshme. Ai tha gjithashtu se opozita duhet të ndërtojë një grup negociatorësh me faktorin ndërkombëtar dhe sipas Mediut, marrëdhëniet me ta nuk duhet të jenë ndërpersonale.

”Gjithësecili deputet ka aftësinë të bëjë një analizë. Ajo që ka ndodhur këto kohë ka qenë një faktor pozitiv për opozitën. Bashkimi i opozitës e ka faktorizuar opozitën. Por ne nuk duhet t’i shikojmë këto si momente. Duhet një axhendë e qartë. Duhet një rrugë për të bashkuar opozitën. Nuk mendoj se pesha ka të bëjë me faktin ku je. Opozita sot ka nevojë për çdo lloj faktori politik të rëndësishëm. Ka sinjale pozitive për hapjen e PD dhe të opozitës.

Asnjë (as Basha) nuk duhet përjashtuar. Basha sot ka 10 deputetë. Për të hequr mundësinë e marrëveshjeve të njëanshme, duhet të jemi ne të tjerët të gjithë bashkë. Raportet e mia me Bashën kanë qenë që unë gjithmonë jam përpjekur t’i them bindjet e mia. Ka të tjerë që e kanë parë si idhull Bashën dhe sot janë kundër tij. Marrëdhënia politike opozitare dhe ajo elektorale, janë dy gjëra të ndryshme”, tha Mediu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit