Home Aktualitet MEK hakeroi 5...

MEK hakeroi 5 mijë kamera në Iran, publikuan video në Telegram nga trafiku në Teheran

137
0

Në dosjen për vendimin e GJKKO për kontrollin në MEK, shkruhet se dyshohet se nga organizata “MEK” nga territori i Republikës së Shqipërisë, janë kryer sulme kibernetike ndaj Republikës islamike të Iranit në periudha të ndryshme kohore si dhe ndaj institucioneve të shtetit Iranian. Grupi dyshohet se ka hakuar mbi 5000 kamera sigurie të organeve shtetërore iraniane dhe 150 faqe interneti që i përkisnin Bashkisë së Teheranit.

Sipas procesverbalit thuhet se në një kanal në telegram, grupi “Kryengritja deri në Përmbysje”, që dyshohet se është i lidhur me anëtarët e MEK në Shqipëri, kanë publikuar video në rrjetin social nga pamjet e sigurisë që kishin hakeruar nga Irani. Në postimin e bërë në Telegram shkruhej se ishin pamje nga kontrolli i trafikut në Teheran.

“Në postimin e bërë me datë 13.06.2022, ora 18:34 konstatohet një video e dyshuar e marrë nga kamerat e rrugëve në qytetin e Teheranit, në të cilën ka një mbishkrim me emërtimin “TEHRAN TRAFFIC CONTROL”, shkruhet në dosje. /Report Tv/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit