Home Sporti Mendes shokon...

Mendes shokon Barcelonën, gati të largojë pasuesin e Messit te City

359
0

Lajmet e këqija nuk kanë të sosur te Barcelona. Pas largimit të Lionel Messit, të njëjtën gjë verën e ardhshme mund të bëjë edhe talenti Ansu Fati, i cili mori numrin e tij pak javë më parë.

Sipas gazetës “El National”, Jorge Mendes, agjenti i lojtarit është gati që të gjejë një destinacion të ri. Ansu Fatit i përfundon kontrata në fundin e sezonit dhe për këtë fakt, ai dëshiron që ta dërgojë diku tjetër ku mund të përfitojë një pagë më të mirë.

Për këtë rast ai ka nisur tratativat me Manchester City-in e Guardiolës, i cili do të mirëpriste me krahëhapur një lëvizje të tillë. Ansu Fati për momentin është i dëmtuar, por falë moshës dhe talentit që ka, shihet si një nga yjet e së ardhmes. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit