Home ShowBiz Meri Shehu pa...

Meri Shehu parashikon shenjat më me fat të 2023 sipas horoskopit kinez

740
0

Më 22 janar, ka hyrë Viti i Ri hënor kinez, i cili këtë herë sundohet nga shenja e Lepurit. Astrologia Meri Shehu, e ftuara e “Rudina” shpjegon se çfarë ndikimi do të ketë kjo në jetën tonë të përditshme dhe shenjat më me fat të këtij viti.

”E ka lidhjen me horoskopin tonë perëndimor sepse lidhet gjithmonë me fazat e hënës dhe çdo hënë e re e çdo fillim viti përkon me fillimin e Vitit të Ri kinez. Janë 12 shenja që janë 12 kafshë dhe është një cikël 60-vjeçar sepse çdo shenjë përsëritet një herë në 5 vjet dhe çdo shenjë lidhet me elementët ujë, zjarr, ajër dhe tokë. Do futemi në shenjën e Lepurit këtë vit, ta themi këtë gjë, por është elementi ujë. Është viti i elementit Lepur ujë.

Ata të lindur këtë vit ose para 12 vjetësh që i bie 2011 janë në vitin e Lepurit ujë. Por duke marrë parasysh karakteristikat e kafshës Lepur që është delikat, i brishtë, i ëmbël, kërkon ekuilibër por është i shkathët, i zgjuar, pretendohet që ky vit të na sjellë qetësi e relaks, ashtu siç është lepuri që kur e prek, të sjell qetësi, relaks.

Ky vit ka këto tendenca dhe në fokus ka partneritetet e ndryshme, do jetë ana ekonomike sepse ju e dini që lepuri është një kafshë e mbarë, ha shpejt, pra arrin të menaxhojë anën ekonomike dhe ka të bëjë me karrierën e çiftëzimet.

Njihet lepuri si një kafshë që është shumë çiftëzuese kështu që ky vit do na sjellë martesa, partneritete të mëdha, lindje, por kryesisht qetësi dhe relaks, kemi nevojë për brishtësinë dhe paqen e lepurit. Duhet të kemi parasysh edhe tokën, fshatin, bimët. Është një vit shumë i mbarë dhe tre shenjat që favorizohen pas Lepurit më shumë janë Qeni, Derri dhe Majmuni”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit