Home Aktualitet Merkel reagon...

Merkel reagon nga SHBA për përmbytjet në Gjermani

8
0

Kancelarja Angela Merkel e cila ndodhet për një vizitë pune në SHBA, ka reaguar ditën e sotme në lidhje me përmbytjet e ndodhura në Gjermani ku si pasojë kanë ndërruar jetë me dhjetëra persona.

“Këtu në Uashington, mendimet e mia janë gjithmonë me njerëzit në atdheun tonë,” tha ajo, duke u shprehur ngushëllimet e saj familjarëve të viktimave.

Ndër të tjera Merkel u shpreh se po bëhet e pamundur për shpëtimin e disa banorëve që kanë mbetur të bllokuar në bodrumet e shtëpive të tyre si pasojë e përmbytjes dhe motit të keq.

Kancelarja gjermane tha gjithashtu se ajo ishte në kontakt të ngushtë me ministrat gjermanë të brendshëm dhe të financave në lidhje me mbështetjen që qeveria federale mund të sigurojë për të gjithë qytetarët e prekur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit