Home Sporti Messi luan so...

Messi luan sot me PSG-në, Argjentina lutet për të

156
0

Lionel Scaloni zyrtarizoi listën me 26 lojtarët e thirrur për Kupën e Botës në Katar. Dëmtimet e Juan Foyth dhe Paulo Dybala e bënë trajnerin të hezitonte deri në minutën e fundit, por u thirrën.

Leo Messi gjatë gjithë javës ka çaluar për shkak të shqetësimit që ka në tendinën e Akilit. Vetëm të enjten, ylli argjentinas ka mundur të stërvitet normalisht.

Leo synon të luajë sot si titullar, ose në pjesën e dytë. Ky vendim do të varet përfundimisht nga Christophe Galtier, i cili ishte i qartë për temën e Kupës së Botës.

“Frika është më shumë në mjedisin e lojtarëve. Këta janë konkurrentë të mëdhenj dhe nuk kanë ndonjë frikë të veçantë. Megjithatë nuk do të habitesha nëse ai vinte dhe më thoshte: “Kam frikë”. Por e kam edhe detyrimin të bëj një ekip shumë konkurrues ndaj Auxerre”,-tha një Galtier që do t’i ketë sytë e gjithë vendit argjentinas drejt tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit