Meta: Mjeku humanist, Dr.Alfred Gega, kandidon në Maliq
Politikë E Diel, 15 Janar 2023 14:21

Ilir Meta shkruan: “Mjeku humanist, Dr.Alfred Gega i dalluar për profesionalizmin dhe përkushtimin e palodhur në shërbim të njerëzve në çdo orë të ditës dhe natës e meriton plotësisht mbështetjen për të qenë Kryebashkiaku i ardhshëm i Maliqit.
Vlerat dhe gatishmëria e tij për të qenë pranë qytetarëve janë një garanci e fortë për një Bashkinë vetëm në shërbim të tyre. Falenderoj drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike për frymën e bashkëpunimit dhe besimit në fitore.
Maliqi meriton Ndryshimin!”- përfundon Meta.


