Home Sporti Mihajlovic sf...

Mihajlovic sfidon Milanin: Shpresoj që të jetë edhe Ibra në fushë

75
0

Të shtunën në mbrëmje në Dall’Ara do të zbarkojë Milani për të sfiduar vendasit e Bolognës. Një ndeshje që sheh përballë dy ekipe me ambicie të ndryshme, por vendosmëria dhe dëshira do të jenë të barabarta. Trajneri i vendasve, Sinisa Mihalovic në konferencën për shtyp është shprehur që shpreson që të sfidojë Milanin me lojtarët më të mirë, madje dhe me Ibrën në fushë.

“Nuk e di nëse do të luajë Zlatan, por si gjithmonë shpresoj që përballë të kem më të mirët e tyre. Më vjen keq që nuk do të jenë Brahim Diaz dhe Theo Hernandez, por nuk shqetësohem për këtë gjë. Tashmë kam shumë probleme të miat ndaj nuk dua tia di se kur do të kthehen ata. Më duhet të fokusohem në ekipin tim dhe shpresoj që nesër të bëjmë një ndeshje të mrekullueshme para tifozëve tanë”, tha strategu u Bolognës që shpreson që të ndalë Milanin. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit