Home KRYESORE Tom Doshi, kr...

Tom Doshi, kreu i PSD: “Do të jemi forcë e dytë politike për numrin e këshilltarëve. Në Tiranë marrim minimumi 5 këshilltarë!”

1121
0
Partia Socialdemokrate mbylli këtë të premte në mesditë fushatën elektorale në Shkodër dhe në darkë në Tiranë. Në mitingun përmbyllës të PS për Benet Becin, ku ishte kryeministrit Rama në Shkodër një mbështetje e madhe erdhi nga PSD-ja e Tom Doshit, e cila siç shihet edhe në videon e mëposhtme, janë me mijëra që mbushen mitingun e Ramës. Ata do të votojnë Benet Becin, kurse për këshilltarët do të votojnë PSD-në.
Kreu socialdemokrat, Tom Doshi njihet për punët e jo për fjalët e mëdha, ai e ka kthyer këtë forcë politike, një faktor vendimtar në disa votime të rëndësishme.
Tom Doshi sot në një miting të madh në kryeqytet deklaroi se në këto votime do të dalë parti e dytë për numrin e këshilltarëve bashkiakë. Ai tha se edhe në Tiranë do të jetë surprizë, sepse do të marrë 5 këshilltarë minimumi. Për emrin e kryebashkiakut njerëzit e Tom Doshit do të votojnë për Erion Veliajn.

Kjo është video e sotme në Shkodër, ku mijëra njerëz të PSD së Tom Doshit shkojnë drejt mitingut të kryeministrit për të mbështetur Benet Becin.

Në foto: Nga mitingu përmbyllës i Tom Doshit kryetar i PSD, sot pasdite në Tiranë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit