Home Aktualitet Mikpritje në ...

Mikpritje në Tiranë për kryetarin e komunës së Suharekës

212
0
Në traditën e bukur të krijuar nga Erion Veliaj, ku priten në kryeqytetin e Shqipërisë kryebashkiakë të trevave shqiptare, sot ishte kryebashkiaku tiranas që mikpriti kryetarin e Komunës së Suharekës.
Në fakt Tirana është kthyer në pak vite në një qytet europian dhe ku vlojnë turistët e huaj, por edhe nga shqiptarët përtej kufinjve.
Sivjet Tirana është shpallur nga BE si “kryeqyteti i rinisë europiane”.
Një master plan gjigand i ideuar nga Erion Veliaj dhe skicuar me vijat e penelit të Edi Ramës, po merr jetë. Kullat gjigande në qendër të kryeqytetit në fillim u kritikuan, por me pas kur marrin jetë duken si një mini Manhattan, po duken bukur dhe ku qiellgërvishesit tiranas japin imazhin e një qyteti që po zhvillohet.
Me sa duket në zgjedhjet e vitit tjetër për kryebashkiak, Erion Veliaj mbetet i pa konkurueshëm. Edhe pse opozita është e shkërmoqur, si “kashtë e koqe”!
Pas takimit Erion Veliaj shkruan në facebook:
“Mikprita me shumë kënaqësi  kryetarin e Komunës së Suharekës, mikun e mirë, Bali Muharremaj.
Biseduam për shumëçka që mund të bëjmë për të afruar të rinjtë e të dyja qyteteve, e sidomos për të mësuar më shumë nga njëri-tjetri”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit