Home Sporti Milan-Inter “...

Milan-Inter “sold out” në Champions League, pritet sfidë spektakolare

235
0

Milan-Inter më 10 maj do të luajnë sfidën e parë të vlefshme për fazën gjysmëfinale të Champions League. “San Siro” do të përjetojë një mbrëmje të madhe, teksa për ta bërë të paharrueshme kanë menduar tifozët të cilët do të vendosin një rekord sezonal.

Sipas mediave italiane, “San Siro” është “sold out”, i gjithi i rezervuar për derbin e Milanos. Në këtë përballje të parë pritet të jenë diçka më shumë se 72 mijë tifozë, duke kaluar në këtë mënyrë edhe rekordin e vendosur në sfidën Milan-Tottenham.

“Gjuetia” për një biletë nisi pak ditë më parë, ndërsa të martë nuk kishte më asnjë vend të lirë. Me shumë mundësi, i njëjti skenar do të ndodh edhe në ndeshjen e kthimit, stadiumi pritet të jetë i gjithi i mbushur edhe kur Inter të jetë pritës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit