Home Sporti Milan, Juvent...

Milan, Juventus dhe City kërkojnë djalin e Rudi Vatës, po shkëlqen te Celtic

167
0

Rocco Vata, djali i ish-kapitenit të kombëtares Rudi Vata ka përfunduar në listën e dëshirave të disa skuadrave të mëdha europiane.  Sipas “Tuttomercatoweb”, për 17-vjeçarin kanë shfaqur interes plot 5 klube të mëdha europiane nga të cilat përmendin Milan, Juventus, Arsenal, Manchester City dhe Roma.

Rocco Vata po shkëlqen në kampionatin skocez me moshat e Celtic dhe së fundmi ka shënuar kundër Fulhamit dhe Leipzig, në Ligën Europiane të të rinjve.

Siç shkruhet në mediat italiane, Rocco Vata është një talent premtues për të ardhmen dhe cilësitë e tij i kanë bërë përshtypje gjigantëve europianë që mesa duket janë gati t’i ofrojnë kushtet për ta bindur lojtarin të firmosi.

Rocco Vata është mesfushor ofensiv dhe kontrata e tij me Celtic skadon në vitin 2024, ndërsa vetë lojtari  vlerësohet nga klubi rreth 2 milionë euro.

Republic of Ireland v Andorra - UEFA U17 Championship Qualifier

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit