Home Sporti Milani duhet ...

Milani duhet të arrije vendin e katërt për të shpëtuar pankinë e Piolit

65
0

Pas mbylljes së aventurës në Champions League për këtë sezon, situata te Milani nuk është aspak pozitive. Jo për shkak të dështimit në gjysmëfinale, por skuadra kuqezi rrezikon të mungojë në sezonin 2023-24.

Të gjithë e dinë rëndësinë e pjesëmarrjes në kompeticionin më të rëndësishëm për klube jo vetëm në aspektin financiar, por edhe për prestigj.

Mediat italiane raportojnë së fundmi se nëse nuk do të arrihet vendi i katërt në kampionat, atëherë Pioli dhe stafi i tij rrezikojnë që të pushohen nga puna. Kuqezinjtë kanë tri ndeshje të rëndësishme ndaj Sampdorias, Juventusit dhe Veronës, të cilat nuk duhet t’i gabojnë për të shpresuar në një kualifikim të mundshëm. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit