Home Sporti Milani e nis ...

Milani e nis sezonin me një fitore spektakolare me “poker” ndaj Udineses (VIDEO)

134
0

Milani e nis me këmbën e mbarë sezonin e ri në Seria A. Kampionët e Italisë fituan 4-2 ndaj Udineses, në një duel që solli shumë emocione në “San Siro”-ne e mbushur me tifozë.

Bardhezinjtë kaluan të parët në avantazh që në minutnë e dytë, me Becao-n, që do të realizonte me kokë. Milani reagoi shpejt duke gjetur golin e barazimit me një penallti të kthyer në gol nga Hernandez, ndërkohë që 4 minuta më pas shënuan dhe golin e avantazhit me Rebic.

Udinese nuk dorëzohet dhe shënon sërish golin e barazimit me Masina-ne, që do të shënonte me kokë. Gjithsesi Milani do të shënonte në fillimin e pjesës së dytë me Brahim Diaz që përfiton nga një gafë e mbrojtjes së miqve. Në minutën e 68-të, Rebic shënoi dhe golin e katërt duke i dhënë qetësinë e nevojshme kampionëve të Italisë. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit