Home Sporti Milani fiton ...

Milani fiton pa probleme duelin ndaj Romës së Mourinhos (VIDEO)

107
0

Milani ka arritur një fitore të rëndësishme 3-1 në fushën e saj në duelin ndaj një rivali direkt për zonën evropiane si Roma. Në “San Siro” ndeshja nisi mjaft mirë për kuqezinjtë që shënuan dy gola të shpejt. Fillimisht do të ishte Giroud që do të zhbllokonte rezultatin në minutën e 8-të nga pika e bardhë.

Messias do të realizonte golin e dytë në minutën e 17-të pas një gabimi të mbrojtjes së ekipit të Mourinhos. Në minutën e 40-të, Abraham rihapi ndeshjen, pas një devijimi me fat që bën në zonë.

Në fraksionin e dytë Karsdorp do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin me një futbollist më pak në fushë. Leao do ta shfrytëzonte shumë shpejt avantazhin numerik pas një asisti nga Ibrahimovic. Suedezi ndërkohë shpërdoroi dhe një 11-metërsh në kohën shtesë. Me këtë fitore Milani ngjitet në vendin e dytë me 45 pikë, një më pak se Interi. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit