Home ShowBiz Miley Cyrus d...

Miley Cyrus dhe fituesit e “Eurovision” bëhen bashkë

7
0

Një lajm i mirë vjen për të gjithë fansat e Miley Cyrus dhe grupit italian “Maneskin”.

Këngëtarja e njohur dhe fituesit e “Eurovision 2021” po përgatisin diçka dhe dyshimet i ka shtuar vetë Miley përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

Grupi ka realizuar një cover në studio të këngës së Miley-t, “Midnight Sky” dhe Cyrus e ripostuar në InstaStory.

Ndërkohë pak më pas, grupi ka postuar në feed-in e Instagramit foto nga i njëjti moment duke paralajmëruar projekte të reja muzikore. Në këtë mënyrë kanë lënë të kuptohet se bëhet fjalë për bashkëpunim, duke shtuar shumë pikëpyetje në kokën e fansave.

Kujtojmë që së fundmi, Cyrus po ashtu dhe “Maneskin” janë pjesë e labelit “Sony” dhe shanset për bashkëpunim janë akoma më të larta.

/abcnews.al

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit