Home Aktualitet Ministri Ball...

Ministri Balla takon drejtorin e ri të ICITAP: Intensifikim i bashkëpunimit në luftën kundër narkotikëve

9
0

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla priti sot Richard Deasy, drejtorin e ri të ICITAP si dhe drejtuesin e Çështjeve të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) të SHBA në Tiranë, me të cilët diskutoi për zgjerimin e thellimin e bashkëpunimit, si dhe rritjen e forcës goditëse.

Ministri theksoi se qeveria shqiptare ka një bashkëpunim të gjatë dhe të frytshëm me Departamentin Amerikan të Drejtësisë ku veçoi Programin e Trajnimit dhe Asistencës në Hetimet Kriminale (ICITAP).

“Me drejtorin e ri diskutuam mbi intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Intensifikimi i forcës goditëse të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me SHISH, SPAK dhe prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm kundër këtij fenomeni, do të na mundësojë rezultatet e pritshme nga publiku”, deklaroi Balla në një shënim në rrjetet sociale pas takimit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit