Home Aktualitet Ministri Çuçi...

Ministri Çuçi: S’ka zgjedhje të parakohshme, PS jo mburojë për ata që kanë punë me drejtësinë

54
0

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi flet për situatën politike. Gjatë një interviste televizive, Çuçi tha se kush ka punë me drejtësinë, do të merret me drejtësinë. Po ashtu shtoi edhe se s’ka asnjë arsye që të shkohet drejt zgjedhjeve të parakohshme.

”Në lidhje me SPAK, PS është treguar shumë e qartë. Ne jemi partia më e madhe, më e strukturuara, më e konsoliduara. Edhe në rajon PS e Shqipërisë është më e organizuara. Dhe është normale që një vit përpara zgjedhjeve të fillojmë organizimin kapilar dhe nuk ka të bëjë me një frikë apo paramendim për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Nuk është alarm, po të na keni ndjekur ndër vite gjithmonë e kemi bërë. Në çdo zgjedhje, qoftë vendore apo qendrore, një vit përpara fillojmë organizimin e partisë, që makinerinë tonë ta bëjmë gati për fushatën e radhës. Nuk ka asgjë të bërë ndryshe. Duhet të merret në konsideratë që një vit para zgjedhjeve numri që abstenon është shumë i madh”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit