Home Bota Ministri gjer...

Ministri gjerman takon Vuçiçin dhe ia thotë në sy: Rusia ka ndikim në Serbi, ndaj ne do ta ar*atosim Kosovën

75
0

Garancinë për mbrojtjen e Kosovës, e përsëriti edhe në Serbi. Ministri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius, ia tha në sy presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se vendi i tij do të vazhdojë ta ndihmojë me armë dhe në fushën ushtarake Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kjo ngjalli zemërimin e nikoqirit, i cili u detyrua të garantonte se Beogradi nuk do të befasojë askënd me lëvizje ushtarake. Një tjetër kritikë e sjellë nga Berlini, ishte ajo për raportet e ngushta mes Serbisë dhe Rusisë, duke paralajmëruar se kjo pengon rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Sa është ndikimi i Rusisë në Serbi, do të jap përgjigje në këtë pyetje. Perceptimi ynë është se ka mjaft ndikim në shumë kanale. Serbia duhet të gjejë mënyrën e saj për t’u përballur me këtë dhe Serbia duhet të marrë përgjegjësinë dhe rolin e saj në rajon se si do të komunikojë për të gjitha vështirësitë me të gjitha gjërat, të cilat perceptohen si ndonjë provokim. Por nuk ka rrugë drejt BE-së përmes konflikteve në rajon dhe kjo duhet komunikuar qartë”, tha Pistorius.

Ministri gjerman kërkoi që Serbia ta njohë Kosovën dhe të reduktojë prezencën ushtarake në kufirin mes vendeve. Ndërsa Vuçiç u përgjigj i irrituar duke thënë se Beogradi dhe Berlini ndajnë qëndrime të kundërta për këtë temë. Presidenti serb përsëriti retorikën e zakonshme duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti se me vendimin për dinarin po tenton të bëjë spastrim etnik në Kosovë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit