Home Aktualitet Ministri Mazn...

Ministri Mazniku: Reforma territoriale uli brenda pak vitesh borxhet e bashkive! Tre sfidat kryesore për 2024

14
0

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku i ftuar në emisionin ”Frontline Interview”, tha se borxhi i bashkive është ulur me 60% që nga 2015. ”Në 2015 para reformës totali i borxheve të bashkive ishte gati trefish i asaj që është sot. Sot borxhi ka rënë me 60%. Ka bashki që kanë ende borxhe? Situata në tërësi është shumë herë më e mirë. Ka disa bashki si Kavaja apo Vora më problematike. Quhen në vështirësi financiare një nivel më poshtë se falimenti”,-tha Mazniku.

I pyetur për sfidat që kanë bashkitë në 2024 ai renditi tre më kryesoret. ”E para në momentin në të cilin gjendemi në raport me BE. Ne fillojmë negocimin e kapitujve specifikë që kanë të bëjnë me BE. Me çështje shumë specifike teknike që lidhen shumë ngushtësisht me bashkitë. Një pjesë e madhe e programeve të Be janë programe të destinuara për bashkitë, për nivel vendor. Ti duhet ti fitosh përmes projekteve, kjo do të thotë se bashkitë duhet të kenë struktura të afta që jo vetëm ti fitojnë këto projekte por edhe ti zbatojnë.

Elementi i dytë ka të bëjë me momentin ku gjendemi në raport me zhvillimin ekonomik të vendit. Bujqësia, blegtoria gjenden në një pikë rritjeje. Ne kemi nevojë që bashkitë të mendojnë si agjendë të zhvillimit ekonomik të territorit të tyre. Bashkitë të mos mendojnë thjeshtë si komunalja por si entitet që bën bashkë qytetarët e kësaj zone, bashkitë do mbajnë mbi shpatulla pjesën e tyre të zhvillimit të vendit. Ka shumë dëshirë nga ana e bashkive. E treta, demografia”, shtoi më tej ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit