Home Aktualitet Rusia: Armët ...

Rusia: Armët e dërguara në Ukrainë, po shiten në Shqipëri dhe Kosovë

814
0

Rusia prej kohësh ka marrë një fushatë disinformimi dhe këtë herë, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, thotë se armët që janë dërguar në Ukrainë nga perëndimi janë shitur në Shqipëri dhe Kosovë.

“Shpresoj se ushtria perëndimore do të kuptojë rreziqet e dërgimit të armëve të rënda në Ukrainë. Raketat Stringer dhe Govelin tani janë në tregun e zi (në Ukrainë) dhe janë shfaqur në Shqipëri dhe Kosovë. Për këtë po flitet hapur dhe po shitet me zbritje. Në përgjithësi, procesi i dominimit të tregut të zi është duke u zhvilluar. Ata do të kthehen kryesisht nga kanë ardhur, në Ukrainë”, tha Lavrov.

Lidhur me bisedimet e paqes “të ngrira” me Ukrainën, Lavror tha edhe se vetë Kievi ka nënshkruar se nuk dëshiron negociata me Rusinë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit