Home Aktualitet Ministria e K...

Ministria e Kulturës, Elva Margariti pret skulptorët, Liu Ruowang dhe MILOT, fituesit e Konkursit Ndërkombëtarë, “Art në Hapësirën Publike”

170
0

Nga Albert Vataj

Ministria e Kulturës, Elva Margariti priti artistin kinez, fituesin e disa çmimeve prestigjioze ndërkombëtare, Liu Ruowang, i cili u shoqërua në këtë takim nga kolegë kinez dhe nga skulptori dhe piktori, shqiptari-italiani, Alfred Mirashi -Milot, të dy fitues të Konkursit Ndërkombëtarë, “Art në Hapësirën Publike”, shpallur nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë.

Gjatë takimit ministria, Elva Margariti i bëri prezent artistit kinez vlerësimin që institucioni që ajo drejton ka për veprimtarinë krijuese dhe e konsideron privilegj, që një nga veprat e këtij mjeshtri do të jenë në hapësirat tona publike. Ajo vuri theksin te rëndësia që ka arti në bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve mike, e cila përmes krijimtarisë artistike bëhet e mundur shkëmbimi i përvojave dhe kulturave në funksion të harmonizimit të marrëdhënieve dhe shtytjen e mëtejshme të tyre.
Mjeshtri me famë botërore, Liu Ruowang shprehi falënderime dhe mirënjohje për pritjen e përzemërt dhe e konsideroi privilegj që puna e tij krijuese është vlerësuar në Konkursin Ndërkombëtarë, “Art në Hapësirën Publike”, shpallur nga Ministria e Kulturës dhe do të jetë pjesë e kulturës dhe pasurisë shpirtërore të një vendi të pasur si Shqipëria.

Skulptori kinez, Liu Ruowang ka në simbolikën e artit tij, ujqërit që po vijnë, e cila rreket të krijojë një marrëdhënie që sintetizon simbolikën e agresionit të njeriut në planetin tokë dhe reagimin e natyrës si pasojë e prishjes së këtij diversiteti. “Ulërima” e ujqve në sheshe të qyteteve të ndryshme të Evropës është një kambanë alarmi, të sensibilitet për të rikthyer harmoninë e asaj marrëdhënie që ka bashkudhëtuar ekzistencën, në qendër të së cilës është njeriu dhe natyra.
Artistët e mirënjohur, punët e të cilëve ndodhen të ekspozuara në hapësira publike në vende të ndryshme të Evropës, por edhe në galeri prestigjioze ndërkombëtare, ndau në këtë takim me ministren Margariti, veçantinë e artit të tyre, asaj marrëdhënie komunikimi. Sipas mjeshtrit Liu Ruowang, arti dhe artisti kanë guximin të ndeshen për të ballafaquar të përbashkëtën, që shpirti krijues i sjell botës si një dhuratë.

Në përfundim të takimit mes ministres së Kulturës, Elva Margariti, artistit kinez, Liu Ruowang, skulptorit dhe piktorit, shqiptari-italiani, Alfred Mirashi -Milot, të dy fitues të Konkursit Ndërkombëtarë, “Art në Hapësirën Publike”, shpallur nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë, u përcaktua muaji shtator 2023 për përurimit e dy veprave të artistëve, asaj të mjeshtrit kinez në Malsinë e Madhe dhe Alfred Mirashi –Milot në Shkodër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit