Home Aktualitet Ministria e S...

Ministria e Shëndetësisë: 7 raste të reja me koronavirus dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

38
0

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin lidhur me situatën epidemiologjike në vend.

Sipas MSH gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 qytetarë me koronavirus. Fatkeqësisht një person ka humbur jetën.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 303 testime, nga të cilët 7 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19:
5 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Durrës, Vlorë.
Janë 154 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një qytetar 67 vjeç, nga Saranda.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit