Home Aktualitet Ministrja Ani...

Ministrja Anila Denaj: Më 27 mars çelen aplikimet për financimin në Bujqësi

18
0

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka nisur punën për jetëzimin e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, ku me risitë e këtij viti planifikohen më shumë përfitime për çdo fermer aplikues që plotëson kriteret. Ministrja Anila Denaj bëri të ditur se aplikimi për të përfituar mbështetje financiare nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi hapet më 27 mars.

“Muaji mars është shumë i rëndësishëm për bujqësinë e vendit tonë, për fermerët dhe bujqit, të cilët kanë realizuar me mund produktet e tyre dhe bëhen gati për aplikimin në Skemën Kombëtare të Subvencioneve. Këtë vit Skema e Subvencioneve ka përfitim më të lartë për çdo aplikues, kjo falë prioritizimit që bëhet nëpërmjet bashkimit të operatorëve, një kontratë mes fermerësh për të realizuar të njëjtin produkt drejt të njëjtit treg dhe të njëjtin protokoll sanitar”, u shpreh ministrja.

Për ta konkretizuar, Denaj tha se nëse 4 anëtarë janë bashkë me një sipërfaqe toke 1 hektar ata marrin secili prej tyre në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal.

“Ky bashkim operatorësh nuk nënkupton bashkim pronash, por bashkim interesash dhe prodhimi, sepse vetëm kështu ne mund të rrisim shkallë, të rrisim automatizim të produktit dhe mbi të gjitha të synojmë të njëjtin treg”, shtoi ministrja. Sipas ministres, Skema Kombëtare e këtij viti aplikohet pa tavane.

Nafta është një komponent shumë i rëndësishëm i Skemës Kombëtare, e thënë ndryshe subvencioni i drejtpërdrejtë që fermerët marrin prej më se tre vitesh. “Këtë vit vendosëm që falë edhe kërkesave të shumë aplikuesve të largonim burokracitë, kohën e tepërt dhe ta rimbursojmë atë drejtpërdrejtë në llogari. Kjo do të realizohet gjatë gjithë vitit duke synuar edhe formalizim më të lartë të fermerëve në këtë Skemë”, shpjegoi ministrja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit