Home Aktualitet Ministrja Den...

Ministrja Denaj nga Vlora: Të formalizohen kontratat blegtor-përpunues për të patur treg të sigurtë

15
0

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ishte në Vlorë ku vizitoi fermat blegtorale në Selenicë dhe Bunavi. ”Nga një analizë e jona ka treguar që nëse lëndën e parë të ushqimit e bëni vetë, ulet me 50% kostoja. Qëllimi është suksesi në blegtori dhe bujqësi është ajo që prodhon vetë, sepse fitimi është ulja e kostos për ne.

Kur ka një kontratë qoftë në sektorin e blegtorisë dhe në sektorin e perimeve dhe në çdo sektor tjetër, ai që e prodhon lëndën e parë ka një farë sigurie, bëni ju planin e biznesit tuaj. Nga ana tjetër, të gjithë përpjekjen e bëni për të shkuar në një treg me destinacion final ku sigurohet edhe cilësia se kemi AKU-në këtu, por njëkohësisht kemi dhe një çmim të garantuar”, tha Denaj gjatë bashkëbisedimit me blegtorët.

Ministrja iu sugjeroi që të gjithë blegtorët të sigurojnë kontrata me përpunuesit e qumështit, në mënyrë që ata të jenë më të mbrojtur por edhe të formalizuar për prodhimet e tyre. Duke iu shpjeguar dhe detaje nga Skema kombëtare, Denaj tha se, kjo bëhet vetëm aty kur kontrata dhe formalizimi është i plotë.

“Ne ju kërkojmë një kontratë, pra shteti nuk funksionon pa një kontratë në zinxhirin tuaj dhe t’ju mbrojë deri në pagesën tuaj dhe çdo subvencion që të ketë efektivitet do mbështetet patjetër në formalizim. Formalizimi nuk është thjesht mit, formalizimi është të ketë një kontratë që e rregullon marrëdhënien”, tha ministrja Denaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit