Home Aktualitet Ministrja e F...

Ministrja e Financave: Nga nesër vaji i lulediellit vjen në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut

227
0

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, në një konferencë për mediat, bëri me dije se nga nesër vaji i lulediellit do të vijë në vendin tonë nga Maqedonia e Veriut.

Kjo marrëveshje është arritur mes dy vendeve theksoi ministrja në kuadër të bashkëpunimit nga nisma “Ballkani i Hapur”.

“Në Meqedoninë e Veriut nesër Republika e Maqedonisë së Veriut, do marrë vendim të rëndësishëm që do çelë eksportet e vajit të lulediellit për Shqipërinë që ishte një produkt që sic kemi bërë të ditur është një produkt që importohej nga Ukraina dhe ka pasur mungesë në tregjet ndërkombëtare e arsyeja pse cmimet kanë qenë më të rritura.

Dua të siguroj që marrëdhënia e dy vendeve në kuadër të tregtisë do vijojë të jetë shumë e mirë e do vijojmë të lehtësojmë gjithë procedurat që kemi marrë përsipër në kuadër të Open Ballkan”, tha Ibrahimaj.

I pranishëm në konferencë ishte edhe ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit