Home Rajoni Ministrja e J...

Ministrja e Jashtme e Kosovës: Lajçak ka dështuar në procesin e dialogut

31
0

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla akuzon Miroslav Lajçak të dërguarin e BE se ka dështuar në ndërtimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në RTK, ministrja thotë se Lajçak nuk ka as vizion për këtë proces e premtimet e tij nuk vlejnë as 24 orë.

“Banjska është dëshmia më e mirë që Lajçaku e ka dështuar gjithë procesin e dialogut. Ai ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces të dialogut dhe si duket, i tillë do të largohet nga ky dialog kur t’i skadon mandati”, tha ministrja.

Për të premtimet që i janë bërë Kosovës nuk e kanë pasur vlerën as 24 orë, derisa ka shkuar Lajçaku në Beograd.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit