Home Aktualitet Ministrja Evi...

Ministrja Evis Kushi tregon numrin e nxënësve dhe mësuesve të prekur nga Covid-19

43
0

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi pranon se në shkollat shqiptare ka rritje të ndjeshme të rasteve me Covid-19.

“Ky vendim nuk ka lidhje me situatën e Covid-19. Edhe këtë situatë po e monitorojmë, sepse ka një rritje të numrit të të infektuarve. Deri të premten, ishin 1100 mësues të konfirmuar me Covid-19 dhe 1600 nxënës. Për herë të parë më shumë nxënës sesa mësues”, tha ministrja për gazetarët pas një aktiviteti për Ditën Ndërkombëtare të Arsimit.

Ajo këmbënguli se vendimi për t’i mbyllur shkollat për tri ditë nuk kishte të bënte vetëm me gjendjen e tyre dhe mungesën në disa raste të kushteve. “Kemi qenë të detyruar t’i mbyllim shkollat, për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. Lidhet me rrugën që duhet të bëjnë nxënësit deri në shkollë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit